Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga demokratët, në qytetin e Elbasanit, teksa po merr pjesë në Panairin e Punës. Dhjetëra simpatizantë të opozitës, shoqëruar dhe nga deputetë dhe vetë kryetari i PD Elbasan, po zhvillojnë një protestë me pankarta në duar.
Deputetët demokratë janë përplasur me policinë, duke shtyrë efektivët, teksa ata ju kanë hequr pankartat me parulla kundër kryeministrit Rama.