Në Bushat të Bashkisë Vau i Dejës ekspedita arkeologjike Shqiptaro-Polake deklaron se ka zbuluara një qytet, i cili daton nga shekulli 6 p.e.s. Sipas të dhënave, ky qytet shtrihet në një territor prej 20 hektarësh. Aktualisht është zbuluar porta hyrëse e qytetit dhe muri rrethues i fortifikimin, i cili është i një trashësie prej 3 metrash, si dhe disa amfora. Ende nuk ka një të dhëne të saktë se si është quajtur ky qytet, pasi të dhënat historike nuk janë të mjaftueshme.
Duke folur për mediat drejtuesi i kësaj ekspedite, profesor Saimir Shpuza ?Bëhet fjalë për një vendbanim që besohet se daton në shekujt III e II para Erës Sonë?. Sipas profesorit polak, pjesë të ekipit duket se kemi të bëjmë me një qytet të panjohur të cilin shpresojnë ta identifikojnë së shpejti.