Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokurorët shqiptarë kërkojnë dëshminë e Moisi Habilajt dhe dy personave të tjerë të arrestuar në Itali, në lidhje me hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Burime të konfirmuara nga organi I akuzës, thanë për Ora News, se anëtarët e grupit të hetimit, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara janë nisur të hënën nga Tirana në drejtim të Italisë.
Ata pritet të marrin në pyetje tre persona që mbahen të arrestuar në burgjet italiane. Burimet nga hetimi thanë se dy prokurorët shqiptarë do të marrin deklarime nga tre persona që besohet se kanë dijeni për rrethana me interes për hetimin që po zhvillohet në Shqipëri ndaj Saimir Tahirit.
Lajmi i cili u konfirmua të martën nga prokuroria shqiptare, u bë I ditur fillimisht nga portali italian Medirionews I cili publikoi detaje të dosjes italiane të grupit Habilaj në fund të vitit 2017.
Media lokale e Katanias, njofton se gjykata vendase ka lejuar prokurorët shqiptarë të dosjes ?Tahiri? të marrin deklarime nga tre persona që ndodhen në burgjet e Italisë.
Mësohet se tre personat që do të pyeten nga prokurorët shqiptarë janë Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Nazer Seiti, i ekstraduar në Itali pak muaj më parë nga Tirana.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-tahirin-dy-prokurore-ne-itali-te-marre-ne-pyetje-habilajt