Report TV - Vjedhja e prokurorisë së Durrësit, të arrestuarit dalin para gjykatës

2018-05-28 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Nis në Gjykatën e Durrësit procesi për masën e sigurisë për dy të arrestuarit, Artur Isa dhe Besnik Bushi, si autorë të dyshuar të grabitjes së bujshme të Prokurorisë së Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.

Sipas Prokurorisë, është provuar me prova shkencore se Isa dhe Bushi janë autorët e vjedhjes së zyrës së prokurorit të Durrësit, Afrim Shehu. Ky i fundit po hetonte abuzimet me pronat në ish-komunën e Ishmit ku i proceduar është edhe ish-kreu i kësaj komune, Sulejman Ibrahimi, i cili rezulton i afërt me një prej grabitësve, Artur Bushi. Organi i akuzës ka bërë të ditur se autorët kanë lënë gjurmë gishtërinjsh në ambientet e brendshme të Prokurorisë gjatë vjedhjes.

Gjurmet e gishtrinjeve të autorëve janë gjetur edhe mbi serverin qendror dhe atë të kamerave të sigurisë. Nga ana tjetër, Artur Isa dhe Besnik Bushi mohojnë të jenë ata autorë të grabitjes, ndërsa gjithashto mohojnë edhe të kenë njohje me njëri-tjetrin. Dyshohet që Isa dhe Bushi të kenë pasur për qëllim shkatërrimin e provave për dosjet e abuzimit me pronat në vijën bregdetare. Sipas burimeve nga prokuroria, dy autorët kryen vjedhjen për hesap të një personi tjetër, që ka një proces të hapur hetimor për tjetërsimin e pronave në bregdet.