Report Tv - Gjykata e Apelit në Durrës liron nga burgu ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma

2018-05-24 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën duke liruar nga burgu ish-Drejtorin e Rrugëve Andi Toma. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar nga 2008 deri më 2013, ndërsa akuzohet për abuzime me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar.

Në seancën e sotme, që zgjati shumë pak minuta, pasi shqyrtoi kërkesën gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për Tomën, që do të thotë se hetimi për ish-drejtorin e Rrugëve do të bëhet në gjendje të lirë.

Andi Toma u arrestua në datë 2 shkurt të vitit 2018, së bashku me ish-drejtorin tjetër të ARRSH për vitet 2013-2017, Dashamir Xhika dhe disa zyrtarë të tjerë për abuzime me rrugën e Gjinarit që llogariten në vlerën e 5 mln eurove.