Lirohet kryetari i Bashkisë se Lezhes Fran Frrokaj

2018-05-15 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

Gjykata e Lezhës vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj nga arrest shtepie në detyrim paraqitje. Gjithashtu qytetarit të parë të Lezhës i është bllokuar pasaporta me qëllim që të mos ketë mundësi për tu larguar nga vendi. Frrokaj akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka tjetërsuar mijëra katrorë tokë në zonën turistike të Ranës së Hedhun.

Kërkesa e bërë në Gjykatën e Lezhës erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila la në fuqi vendimin me arrest shtepie. Paraditen e së enjtes, në sallën e gjyqit ishin prokurori dhe njëri prej avokatëve mbrojtës të kryebashkiakut Frrokaj. Seanca zgjati vetëm pak minuta, pasi të dyja palët depozituan pretendimet e tyre. Trupit gjykues iu deshën 3 orë për të vendosur që Fran Frrokaj të lirohej nga arresti shtëpiak. Për këtë çështje, së bashku me Frrokajn u arrestuan 12 persona, ndër ta zëvendësi i tij dhe kryetari i qarkut të Lezhës, te cilët u liruan më pas nga Gjykata.