Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës u ekstradua në aeroportin e Rinasit, nën masa të rrepta sigurie. Haxhia është dënuar me 25 vjet burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit. Drejtësia shqiptare, sipas ligjit, ka një muaj kohë për të vendosur nëse do të lihet në fuqi ky dënim apo procesi për vrasjen e Hajdarit, do të rihapet.
Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës përgjatë viteve 1992-1997, i dënuar me 25 vjet burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit, u ekstradua nga Stambolli i Turqisë drejt Aeroportit të Rinasit. Avioni më të cilin udhëtonte u ul në pistën e aeroportit në orën 20:07 minuta.
I shoqëruar nga punonjës të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ata të trupës së shoqërimit të Drejtorisë së Burgjeve, Haxhia u dërgua në ambientet e burgut 313, ku pritet që nga kjo e martë t?i nënshtrohet një procesi të gjatë gjyqësor.
Më herët Haxhia ka kërkuar garanci nga autoritetet shqiptare për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të rregullt gjyqësor.
Prej 2 javësh ai ishte vetëdorëzuar në policinë turke, ndërsa për 12 vjet me radhë një gjykatë atje kishte urdhëruar që ai të mos largohej jashtë vendit. Në shkurt të këtij viti u mor vendimi që ai të ekstradohet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/izet-haxhia-mberrin-sonte-ne-rinas-nga-turqia