Ora News - Golemi me rrjet të ri elektrik, Gjiknuri: Do rrisë cilësinë e shërbimeve turistike

2018-05-15 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zona turistike e Golemit është pajisur me rrjet të ri elektrik, një investim prej 700 mln lekë të reja. Ministri Gjiknuri gjatë inspektimit të investimit të përfunduar tha që ky është një lajm i mirë përsa i përket cilësisë së shërbimeve turistike si dhe për banorët e zonës. Ndërkaq, brenda vitit edhe Gjiri i Lalzit do të ketë një nënstacion të elektrik.

Në prag të nisjes së sezonit turistik, zona e plazhit të Golemit, Kavajës dhe Malit të Robit nuk do të përballen më me mungesën e energjisë elektrike. Investimi prej 700 mln lekë të reja në rrjetin elektrik në Golem, sipas Ministrit Damian Gjiknuri do të ndikojë në rritjen e cilësisë të shërbimeve turistikeve, si dhe për banorët e zonës.

Damian Gjiknuri: ?Kjo është një zonë turistike dhe po të shikoni, ky investim në energji ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit këtu dhe patjetër në një cilësi më të mirë të shërbimeve turistike por dhe për vet banorët. Përveç investimit në energji elektrike, po të shikoni, këtu po investohet dhe rruga e re gjithashtu kanw pwrfunduar investimet në ujrat e zeza, kanalizime dhe ujin e pijshëm."

Investimi i OSHEE është kryer në kuadër të projektit të Bankës Botërore për Rimëkëmbjen e Sektorit Elektroenergjetik

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/golemi-me-rrjet-te-ri-elektrik-gjiknuri-do-rrise-cilesine-e-sherbimeve-turistike