“Askush nuk eshte mbi ligjin”, Lu: Tahiri do te perballet me drejtesine si qytetar i zakonshem

2018-05-15 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, mirëpret faktin që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dorëzuar mandatin e deputetit duke i hapur rrugë përballjes me drejtësinë si qytetar i zakonshëm.

?Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe (ish-kryeprokuroririt) Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin! Mirëpresim faktin që Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm, pa imunitet?, tha Lu të premten gjatë një aktiviteti.

Komentet e Lu-së vijnë një ditë pasi Tahiri në konferencën e parë për media pas 6 muaj heshtje, dorëzoi mandatin e deputetit për t?u përballur me drejtësinë pa imunitet.

Lu tha po ashtu se ?janë lëshuar urdhërarreste për Klement Balilin dhe Arbër Çekajn, por ata duhet të kapen. Vetëm duke ndëshkuar kriminelët Shqipëria do të ketë një të ardhme në BE.?/tvklan.al