Report TV - Ristani: Vetting në PD për filtrimin e kandidaturave

2018-05-14 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka folur për statutin e ri të miratuar në Kuvendin e partisë. Në studion e Report Tv, Ristani deklaroi se statuti i ri i PD është shumë më i mirë dhe synon të ofrojë vendimmarrjen tek anëtarësia e partisë.

Duke iu përgjigjur kritikëve, numri 2 i PD deklaroi se Kuvendi e forcoi partinë, ndërsa foli dhe për Vetting brenda partisë. Ai theksoi se PD do t?i përgjigjet procesit të Vettingut për kandidaturat, si dhe do të ketë institucione që do bëjnë Vetting brenda partisë.

?Statuti i ri i PD është shumë më i mirë. Synuam të ofronim vendimmarrjen te anëtarësia e partisë, të përdorim skemën e votimit 1 anëtar, 1 votë dhe te kryetarët e grup seksioneve. Kemi një parti më operative për t?iu përgjigjur kërkesave të kohës. Do t?i përgjigjemi procesit të Vettingut për kandidaturat, do ketë institucione për Vetting brenda partisë?

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD