TIRANE-Ekipi i Erzenit në volejboll për meshkuj nuk ka arritur që ngrejë trofeun e kampionit në Tiranë, pasi humbi ndeshjen e tretë të ?play off?-it përballë Partizanit me rezultatin 3-2 me sete.
Loja ishte mjaft e fortë nga të dyja ekipit, por as prania e mbi 500 tifozëve nga Shijaku nuk mundi që të ndihmonte Erzenin që të mbyllte llogaritë me të kuqtë.
Në total janë 5 ndeshje ?play-off?-i për t?u zhvilluar, deri tani janë zhvilluar 3 ndeshje me Erzenin që kryeson 2-1.
Tashmë ndeshje e katërt do të zhvillohet në datë 28 prill në Akademinë Dhimitraq Goga. Nëse Erzeni do të fitojë ndeshjen e radhës në shtëpi do të shpallet kampion i vendit.