Report TV - Zgjedhjet në Mal të Zi, Hajdinaga: Gjukanoviç burrë shteti, fiton që në raundin e parë

2018-05-14 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Sot në Malin e Zi po zhvillohen zgjedhjet Presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë, mes tyre edhe Milo Gjukanoviç, i cili shikohet si favorit për të fituar që në raundin e parë. Gjukanoviç ka mbështetjen e komunitetit shqiptar në zgjedhjet e sotme.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, politikani shqiptar Gëzim Hajdinaga, që ka qenë ish-ministër për të Drejtat e Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish-Kryetar i Komunës së Ulqinit shprehet se ka disa arsye se përse Milo Gjukanoviç do të arrijë që të fitojë që në raundin e parë.

Atmosfera është e qetë, janë orët e para, pasi votimet janë hapur në orën 07:00 dhe një pjesë e qytetarëve i lënë votimet pasdite deri në orën 20:00. Konkurrojnë 7 kandidatë. Milo Gjukanoviç mbështetet nga partitë shqiptare. Jo vetëm shqiptarët, por të gjitha pakicat kanë dalë hapur pro Gjukanoviç. Sipas sondazheve është në epërsi, pritet që të fitojë që në raundin e parë. Shqiptarët e mbështesin për disa arsye; së pari proceset demokratike mund të bëjë që një ditë edhe një shqiptar të jetë kandidat, së dyti është një njeri i sprovuar, ai është një burrë shteti.

Gëzim Hajdinaga