Rreth 7 milionë lekë i janë grabitur përfaqësuesit të një firme ndërtimi në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Medar Shtylla? te Komuna e Parisit në Tiranë, rreth orës 15:10, vetëm pak metra larg bankës së nivelit të dytë.
Përfaqësuesi i një firmë ndërtimi ishte duke çuar një shumë parash në bankë për të bërë disa pagesa dhe në një moment dy persona të maskur me motor janë afruar dhe e kanë goditur me mejete të forta, duke i marrë edhe qesen me lekë.
Më pas dy grabitësit janë larguar me një motor nga Rruga ?Medar Shtylla? dhe dyshohet se kanë ikur në drejtim të Saukut.
Burime nga policia sqarojnë se përfaqësuesi i firmës A.S do të bënte disa pagesa në bankë dhe sapo ka dalë nga makina e tij, dy personat me motorr i kanë marrë qesen me lekë.