Ora News - Nis procedim penal për ish drejtorin e ALUIZNI-t, Durrës, Flamur Gjuzi

2018-05-12 17 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre ditë pasi Ora News raportoi se 30 punonjës dhe ish-punonjës të ALUIZNI-t dhe Hipotekës në Durrës ishin nën hetim të dyshuar si të përfshirë në tjetërsimin e pronave, drejtësia ka zyrtarizuar akuzat.

Ish-drejtori i ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi, është vënë nën akuzë për "shpërdorim detyre" dhe falsfikim të dokumenteve.

Në një njoftim për mediat, policia e shtetit thotë se ndaj ish-zyrtarit është dhënë masa e sigurisë ?Detyrim me Paraqitje? gjatë kohës që do të jetë nën hetim.

Me të njëjtën masë sigurie do të hetohen edhe ish-punonjësit Skerdi Bello dhe Elvis Pengili dhe arkitektja Nevjana Isufi e akuzuar si bashkëpunëtore për realizimin e planeve të rilevimit të objekteve.

Ndërkohë kontrolli i pronave në bregdet nisi nga qyteti i Vlorës, ku këtë të mërkurë zbaroi task-forca e posaçme.

Grupi në përbërje të të cilit ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elion Semanaj, shkoi në Prefekturën e Vlorës, Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyrën e Avokaturës së Shtetit.

Ata nuk pranuan të flasin për median, por Ora News ka mësuar se fillimisht do të verifikojë dokumentacionin e tokave dhe më pas në varësi të problematikave që do të hasen do të procedohet më tej edhe me verifikimet në institucionet e tjera dhe në terren.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-procedim-penal-ish-drejtorin-e-aluizni-t-durres-flamur-gjuzi