Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të gjithë zonën e bregdetit ka nisur një verifikim i plotë i titujve të pronësisë dhe vendimeve për dhënien e pronës në përdorim.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi në një konferencë të posaçme se pavarësisht statusit që do të ketë i akuzuari nuk do të ketë tolerime. Në këtë mënyrë është paralajmëruar arrestimi i zyrtarëve të tjerë të lartë të përfshirë në falsifikimin e dokumentave dhe tjetërsimin e pronave.
Gjonaj: Jemi të vendosur për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë dhënë apo përfituar tituj të pronësisë në mënyrë të paligjshme. Task-forca e ngritur nga qeveria në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe prokurorinë do të hedhë dritë mbi abuzimet e bëra dhe do të ndihmojë në ndëshkimin e abuzuesve të çdo niveli.
Gjonaj sqaroi edhe njëherë se vendimi i qeverisë është një masë e përkohshme dhe nuk prek shpërndarjen e titujve të pronësisë për fermerët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ka-nisur-reforma-e-pronave