Ora News - Dy dënime përjetë dhe 150 vite burg për vrasjen e efektivit, Ibrahim Basha në Lazarat

2018-05-12 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë fund gjykimit për 11 të akuzurve për dosjen Lazarati ku mbeti i vrarë ish efektivi i policisë Ibrahim Basha.

Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit ndërsa për të të tjerët u vendos ne total 150 vite burg.

Gjykata ka dhënë vendimin për ?grupin e zjarrit? në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Ibrahim Basha. Në përfundim gjykata ka vendosur 2 dënimë me burgim të përjetshme për Arbion Alikon dhe Barjam Bocia dhe 150 vite burg ne total për nëntë të akuzuarit e tjerë.

Seanca është zhviluar mes tensionit të familjarëve derisa gjykata ka urdhëruar largimin e tyre nga salla. Dosja u dërgua në gjykim në qershor të 2016.

11 personat u akuzuan si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me ngjarjet e qershorit 2015, në të cilën mbeti i vdekur efektivi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha. Pesë persona akuzohen për vrasjen e punonjësit të policisë, ndërsa të tjerët për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.

Ndërkohë, gjashtë persona të tjerë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim i forcave të policisë. Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, atë kohë rezultoi se një grup të rinjsh, nën drejtimin e vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, kanë planifikuar, organizuar dhe goditur forcat e policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23-24 qershor 2015.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-efektivit-ne-lazarat-dy-burgime-te-perjetshme-dhe-150-vite-burg