Ora News - Felaj: Garda në vetting, të mos përsëritet kurrë 21 janari

2018-05-12 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, gjatë një vizite tek Garda e Republikës, tha se ky institucion do të kalojë në vetting, si e gjithë Policia e Shtetit. Felaj u shpreh se ky process do ta depolitiziojë institucionin ndërsa përmendi edhe të kaluarën ku theksoi se nuk duhet të përsëriten kurrë ngjarje si ajo e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar 2011.

Efektivat e Gardës së Republikës do të kalojnë në Vetting si e gjithë trupa e Policisë së Shtetit. Kryetarja e Komisnit të Sigurisë, Ermonela Felaj, gjatë një vizite në ambientet e Gardës, e shoqëruar edhe nga anëtërët e tjerë të këtij komisioni tha se vettingu do të ndihmojë veç të tjerash edhe depolitizimin e institucionit.

Felaj: Instrumenti më i ri ligjor që po ofrojmë së fundi ai i vettingut edhe në radhët e gardës së bashku me policinë e shtetit do të shërbeje që pjesë e gardës të jenë njerëz që kanë integritet të lartë profesional dhe moral.

Më tej Felaj përmendi edhe vrasjet e 21 janarit të vitit 2011 duke apeluar që episode të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Felaj: Duhet të jetë sa më e depolitizuar. Shembulli më flagrant që unë i referohem është ai i 21 janarit ku garda u keqpërdor dhe u keqpërdor në mënyrën më të ulët të mundshme sepse u vranë qytetarë të pafajshëm që drejtohet kundër pushtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/felaj-garda-ne-vetting-te-mos-perseritet-kurre-21-janari