Herald Saraçi, një prej anëtarëve të institucioneve të Vettingut, është i pari zyrtar që është kapur në shkelje nga vëzhguesit ndërkombëtare.
Pas disa seancave të Kolegjit të Apelimit, sot është vendosur që Saraçi të shkarkohet nga detyra e Komisionerit Publik të Vettingut.
Në datën 9 shkurt Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të nisë një hetim disiplinor ndaj komisionerit publik Herald Saraçi, për thyerje të disiplinës. Pas katër seancave Kolegji i Apelimit ka vendosur shkarkimin e Saraçit për shkeljet e konstatuara nga ONM.
Kjo është çështja e parë që ka marrë në shqyrtim Kolegji i Posaçëm i Apelimit që prej ngritjes së tij, qershorin e vitit te kaluar, në kuadër të Reformës në Drejtësi.