I bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve edhe sipërmarrësit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksionit të Bashkisë Tiranë për mbjelljen e pemëve i janë bashkuar edhe sipërmarrës, duke i kontribuar shtimit të gjelbërimit përgjatë unazës jugore të Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj tha se më tani në kryeqytet janë mbjellë mbi 90 mijë pemë të reja, duke shkuar shumë afër objektivit për të mbjellë 100 mijë fidanë deri në 21 mars.



?Aktorët janë ata që bëjnë gjërat, spektatorët janë gjithologët që vetëm japin mend si bëhen gjërat. Më vjen mirë që sot kemi aktorë si Lotaria Kombëtare, si Tirana Parking, të cilët nuk mjaftohen vetëm duke thënë si duhet të bëhen gjërat, por marrin lopatën për të gjelbëruar Tiranën. Është shumë e rëndësishme që kompania të ketë sukses, të ketë fitim, të punësojnë njerëz, por është shumë e rëndësishme që t?i japë diçka mbrapsht komunitetit?.



Kreu i Bashkisë ftoi edhe një herë qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura dhe festa të rëndësishme si 7-8 Marsi për të mbjellë pemë.



?Kemi përpara 7-8 Marsin, Ditën e Verës, të tjera arsye për ta bërë Tiranën tonë më të mirë se ç?ishte dje. Janë një mënyrë për t?i kushtuar suksesin e këtij qyteti të gjitha grave dhe vajzave, që e bëjnë këtë qytet të suksesshëm. Siç thotë ajo shprehja: ?Pas çdo burri ka një grua shumë të aftë?, në fakt edhe pas çdo qyteti ka gra dhe zonja të mrekullueshme, që kanë sukses në kompanitë tona publike ose private?.



Përfaqësuesi i Lotarisë Kombëtare, Peter Simoner, e cilësoi të shkëlqyer nismën e Bashkisë dhe siguroi se projekte të tilla në dobi të komunitetit do të vijojnë edhe në të ardhmen.