Report TV - Kodi i Etikës, PD propozon që ndëshkimet të mos i japë Byroja

2018-05-11 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Byroja e Kuvendit ka ndëshkuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, sa herë që maxhoranca ka bërë një kërkesë të tillë. Që kjo të mos ndodh, Partia Demokratike ka gjetur hapësirë në Kodin e Sjelljes së Deputetëve që pritet të miratohet, për të bërë një ndryshim thelbësor sa i përket organit që do të jap masa ndëshkimore.
Në seancën e 26 shkurtit, me konsensus Balla-Spaho u vendos që miratimi i Kodit të Sjelljes së Deputetëve të shtyhej për një seancë tjetër pasi Partia Demokratike do të bëjë disa propozime të saj.

Amendamenti kryesor i Partisë Demokratike propozon që vendimet për ndëshkimin e deputetëve të mos i marrë Byroja e Kuvendit ku shumicën e ka Partia Socialiste, por të jetë Këshilli i Rregullores, Mandatet dhe Imunitetin ai që do të marrë vendimin.