Horoskopi për muajin Mars, ja çfarë thonë yjet për ju sipas astrologes Meri Gjini

2018-05-11 7 Dailymotion

Download Convert to MP3

Mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze Dielli ishte ftuar astrologia Meri Gjini. Të gjithë ne jemi kuriozë për atë që yjet kanë parashikuar për muajin mars. Meri Gjini na dha një pasqyrim të detajuar të çdo shenje dhe çfarë kujdesi duhet të kemi për muajin në vijim.


Dashi
Që nga 20 janari deri në 17 mars, Marsi , planeti i veprimit ndodhet tek shigjetarët. Për ne, për vendin tonë është në familje të parë, që do të thotë një intensitet veprimesh, lajmesh. Është një pozicion shumë i rëndësishëm për vendin tonë, pra pak i axhituar, pak i tensionuar, kështu do të jetë klima deri në 17 mars. Duhet të vazhdojë kujdesi edhe me pjesën e lëvizjeve në përgjithësi, se duke qenë që jemi të axhituar, të ngarkuar mund të jemi shumë të pakujdeshëm, qoftë për këmbësorët, qoftë për drejtuesit e makinave. Gjëja e parë kryesore për vendin tonë është pikërisht kjo, të jemi të vëmendshëm në çdo hap, në çdo vendimmarrje.