Ora News - Moisiu: Vetting edhe për politikanët që mos shëtisin në Europë të pasur

2018-05-11 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjë prokuror apo gjyqtarë edhe pse mund të dorëhiqen dhe të dalë jashtë sistemit të drejtësisë për shkak të vettingut, nuk do ti shpëtojnë ndëshkimit të ligjit. Ka qenë kjo deklarata e kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, në forumin civil, i cili tha se vetingu nuk duhet të shihet si amnisti.

Manja: Është tjetër gjë largimi nga sistemi për shkak të vettingut dhe është krejtësisht një gjë tjetër, dhënia llogaria përpara organeve penale. Nga ky proces konstatohen elementët e veprës penale, fshehja e pasurisë, deklarimi i rremë apo pastrimi i produkteve të veprës penale.

Ish-Presidenti, Alfred Moisiu, tha se nuk duhet të lejohet që prokurorët dhe gjyqtarët që kanë shkelur ligjin ti shpëtojnë drejtësi, ndryshe sipas tij do të dëmtonte qëllimin kryesorë të reformës në drejtësi.

Alfred Moisiu: Po vrehen dhe po ndiqen disa metoda për t'iu shmangur përgjegjësisë së mbartur më parë. Kjo nuk duhet lejuar sepse jo vetëm sfumon një nga qëllimet e kësaj reforme, por do të jetë edhe inkurajuese për mosndëshkueshmërinë.

Ne shpresojmë dhe presim gjatë realizimit të kësaj reforme mos mungojë edhe vettingu i politikanëve shqiptarë pavarësisht kohës që kanë shërbyer, ndryshe na ngelet të themi se marifteçinjtë e politikës u majmën dhe nuk i hyri asnjë në këmbë, u pasuruan në kurriz të popullit dhe hiqen si të pafajshëm dhe shtisin në Europë të pasur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/moisiu-vetting-edhe-politikanet-qe-mos-shetisin-ne-europe-te-pasur