“Bisha nga lindja” sulmon Europën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ashtuquajtura ?Bisha nga lindja? ka mbërthyer Europën me të ftohtin ekstrem i cili ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të viktimave. 10 persona kanë humbur jetën deri tani nga i ftohti në Poloni ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga kushtet e motit që prej nëntorit në këtë vend ka arritur në 48. Temperaturat kanë zbritur në minus 20 gradë celsius. Kushtet ekstreme pritet të vazhdojnë dhe autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë më të moshuarit e të pastrehët.



Ndërsa Britania pritet të përballet me stuhinë më të ftohtë në 27 vitet e fundit. Sipas sinoptikaneve ajo do të përshkojë veriun e Europës e më pas do të mbërrijë në Britaninë e Madhe të mërkurën, duke bërë që temperaturat të zbresin në -12 gradë celsius. Britanikët kanë marrë masa, duke bërë blerje për shkak se nuk do të mundin të dalin nga i ftohti. Në Londër, por edhe në qytete të tjera janë boshatisur supermarketet.



Vala e të ftohtit ka shkaktuar ndërprerje të transportit dhe mbyllje të shkollave. Në Gjermani të paktën katër persona janë lënduar ne aksidente rrugore ndërsa temperaturat në këtë vend kane shkuar deri në minus 27 gradë.



Rekord temperaturash janë shënuar edhe në Zvicër, deri në minus 29 gradë. Moti i ftohtë pritet të vazhdojë deri të premten.