Zyrtare dhe ish-zyrtare ne pranga per tjetersim pronash

2018-05-11 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e kishte paralajmëruar: "Shumë shpejt pritet të finalizohen operacione konkrete për abuzime me pronat në bregdet".

Pesë ditë pas kësaj deklarate në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, policia dhe prokuroria goditën një grup prej 8 personash, zyrtarë dhe ish-zyrtare publikë të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve dhe vjedhjen e pronave në bregdet. Dy persona të tjerë u shpallën në kërkim. Të arrestuarit janë ish- drejtues dhe funksionarë të Hipotekës së Kavajës, nëpunës të Bashkisë së Rrogozhinës, si dhe një jurist.

Për Beqir Nuredinin, kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, gjykata ka vendosur masën e detyrim paraqitjeje dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit. Edhe për të policia thotë se kishte kërkuar që të vendosej masa e sigurisë arrest me burg.

"Në bazë të hetimit pro-aktiv rreth 1 vjeçar, ka rezultuar se këta zyrtarë në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar rreth 110.000 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille, Kavajë".

Të akuzuarit kanë krijuar fiktivisht komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2015-2017 duke tjetërsuar zërin kadastral në vijën bregdetare. Përpara se të përpilonin certifikatat e pronësisë, fillimisht zyrtarët e proceduar identifikonin banorët e mirëbesuar, të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën. Më pas identifikohej blerësi dhe pas këtyre veprimeve bëhej regjistrimi i menjëhershëm në Hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Këto akte, në shumicën e rasteve, bëheshin pa u vënë në dijeni banorët në emrat e të cilëve përpiloheshin dokumentat e pronësisë.