Ora News - Tiranë, pronari i lokalit plagos me armë zjarri dy persona

2018-05-11 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pas një sherri banal që ka ndodhur në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

Gazetari i Ora News Mariglen Mullaj na informon se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes pronarit të lokalit dhe një personi tjetër. Të plagosurit janë Gjon Pelivani dhe Renato Hoxha, ndërsa autori dyshohet se është pronari i lokalit shtetasi me iniciale A.M që është shpallur në kërkim.

Dy të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është kamarieri i lokalit i cili u plagos aksidentalisht. Lokali ku ndodhi ngjarja kishte pak kohë që ishte hapur.

Ndërkohë policia njofton se "rreth orës 12:30, në rrugën "Irfan Tomini", gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R. H., 31 vjeç dhe Gj.P. 27 vjeç., të dy jashtë rrezikut për jetën".

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë në vendngjarje ku kanë bërë identifikimin e autorit dhe po punohet intensivisht pë kapjen e tij.

Pika të shumta kontrolli dhe në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-selite-dyshohet-nje-te-plagosur