Report TV - 'Çështja e detit', Presidentët: Pakti me Greqinë të bëhet publik

2018-05-11 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Pas takimit të sotëm me Ilir Metën në kuadër të konsultave për plotfuqishmërinë e këkruar nga qeveria për të nisur zyrtarisht negociatat me Greqinë, ish-presidenti Alfred Moisiu u shpreh për Report TV se e vlerëson këtë takim si konsultativ. Moisiu tha se takimet nuk janë asnjëherë një gjë e keqe dhe se konsultimi për raste të tilla është një traditë e vjetër shqiptare.
Moisiu bëri të ditur se i kishte sugjeruar Metës që çështje të tilla, si marrëveshjet me Greqinë të bëhet publike, pais sipas tij një gjë e tillë është në interes të vendit.

Pak pas takimit me Moisiun Meta është takuar edhe me ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Sali Berisha.