Leskaj: Dosjet tona te hetohen nga organet e reja te drejtësise

2018-05-11 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Për vitin 2017-ë dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është 87 milion euro, ndërsa në total shkeljet e administratës publike të cilat i kanë sjellë mungesë të të ardhurave arkës së shtetit kapin vlerën e 825 milion eurove.

Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj, tha gjatë analizës vjetore se ishte shpresëplotë që shumë kallzime për zyrtarë të lartë të administratës, të depozituara në prokurori, do të nisin të hetohen nga organet e reja të drejtësisë.

Leskaj kërkoi po ashtu më shumë bashkëpunim nga qeveria për të shkarkuar personat për të cilët KLSH ka rekomanduar largimin. Vetëm gjatë vitit që shkoi, KLSH rekomandoi 1007 masa disiplinore për zyrtarë të administratës.