Report TV - Lihet në burg Ymeraj, ja sa para fitoi hackeri që pritet të ekstradohet në SHBA

2018-05-11 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

Gjykata e Fierit ka dhënë masën ?arrest me burg? për 25-vjeçarin Aldo Ymeraj, i cili akuzohet për krime kibernetike të kryer në dëm të shtetasve amerikanë në Shtetet e Bashkuara.
Hacker-i Aldo Ymeraj njihej me nofkën ?kubanezi? dhe masa e arrestit për të është dhënë me qëllim ekstradimin e tij drej Shteteve të Bashkuara.

Grupi "Infraud" në të cilin bënte pjesë Ymeraj ishte themeluar nga një ukrainas e një rus prej rreth 7 vitesh, sipas dosjes së FBI-së dhe dyshohet të ketë shkaktuar një dëm prej 530 milionë dollarësh, duke shitur të dhënat e 4.3 milionë kartave të kreditit, debitit e llogarive bankare. Ndërsa vetë Aldo Ymeraj, që pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, sipas autoriteteve amerikane rezulton të ketë përfituar 675 mijë dollarë.