Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku, gjatë analizës së punës të organit të akuzës në Vlorë kërkoi kokat e peshqeve të mëdhej të trafikut të drogës apo veprimtarive të mëdha kriminale. Rruga sipas saj mund të jetë e gjatë dhe për këtë duhet koordinim mes strukturave të shtetit. ndaj ajo kërkon bashkëpunim mes institucioneve
"Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit nderkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale.
Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që ometojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/porosia-e-markut-ne-vlore-mos-u-ngutni-te-arrestohen-organizatoret-e-vertete-te-trafikut-te-droges