Pranga zyrtarëve për korrupsion me pronat - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër ish zyrtare te komunës se Ishmit ne Durrës janë venë në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.



Ata dyshohen për korrupsion dhe falsifikime me pronat në zonën e Ishmit dhe Gjirin e Lalzit.



Të arrestuarit janë ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi si dhe tre ish-zyrtarë të kësaj komune: Ornela Shëmlikaj sekretare e arshivë-protokollit Enver Shima, ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë si dhe Shpresa Merdita, ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës.



Bëhet fjalë për 8780 m2 toke, të cilat i ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi ia ka dhëne me dokumentet te falsifikuara kushëririt të tij. Po ashtu, 5200 metra u janë dhene personave te tjerë ne shkelje tw ligjit.



Prokurori Afrim Shehu dhe drejtori i policisë Alfred Çepe thane se ne këtë dosje ka edhe persona te tjerë te përfshirë në aferën korruptive.



Akuzat lidhen me ndarjen e tokave ne zonën e bregdetit. Ndaj katër të arrestuarve është dhënë masa e arrestit me burg nga Gjykata e Durrësit.



Ja njoftimi i plotë i policisë :





Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:





1. Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës? e kryer në bashkëpunim dhe ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike? parashikuar 248, 248 ? 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi ?Arrest në Burg? të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës? e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 ? 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi ?Arrest në Burg? të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës? e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 ? 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi ?Arrest në Burg? të parashikua...