Kush vjen per dreke/ Pastori Akil Pano tregon historine e dashurise (08.02.2018)

2018-05-11 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Ndryshe nga ç?jemi mësuar ta shohim në panelet televizive, pastori Akil Pano ishte sot i ftuar në kuzhinën e Tv Klan me bashkëshorten e tij Linda.
Gjatë emisionit çifti rrëfeu historinë e dashurisë. Pano tregoi se janë njohur në kishë dhe se fillimisht e ka tërhequr shpirti rebel i saj.
?Ne jemi njohur në kishë, Linda vinte aty dhe më dukej vajzë interesante. Por në kishë nuk vihet për të ?gjuajtur? por për të adhuruar Zotin. Më tërhoqi shpirti i saj rebel, kërkonte gjëra nga jeta dhe fillova të kuptoj se kishte një zemër shumë të madhe për njerëzit. Këtë unë e kuptova kur filluam të mereshim me çështjet e kishës. Mu duk diçka interesante që më preku së brendshmi, fillova të shoh zemrën e saj. Besnikëria dhe respekti ishin elementë që unë i pashë tek Linda dhe gjithë vajza që unë kisha ëndërruar u mishërua tek Linda?, tha Akil Pano.
Ndërkohë që Linda zbuloi se Pano para se të njihej me të kishte premtuar se nuk do të martohej kurrë.
?Akili ka qenë pjesë e një grupi çunash që ishin betuar se do të qëndronin beqarë gjithë jetën dhe në atë kohë mbante mjekër të plotë dhe kishte shumë goca që e pëlqenin në fakt. Por duke qenë se ishte betuar se nuk do të martohej kurrë ato largoheshin pa shpresë. Dhe iu thoshte djemve që kur të shikoni që unë do të heq mjekrën atëherë do të kuptoni që kam rënë në dashuri dhe kam thyer premtimin që iu kam dhënë. Akili ka qenë kryetari grupit të djemve beqarë dhe pas tij ra piramida, sot të gjithë janë martuar. Nuk jam shumë e sigurt nëse më tërhoqi që në fillim Akili se kisha në kokën time imazhin se si duhej të ishte djali që unë do të martohesha me të, por më tërhoqi shumë zemra e tij?, tregoi Linda.