Te tjere zyrtare ne hetim per abuzime me "Tirane-Elbasan"

2018-05-11 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton abuzimet me rrugën Tiranë - Elbasan nga Autoriteti Rrugor, i shtrin hetimet edhe jashtë këtij institucioni.

Burime nga grupi hetimor konfirmojë se në skemën korruptive dyshohet të jenë përfshirë dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve.

?Janë duke u verifikuar veprimet dhe mosveprimet e ketyre ish-zyrtarëve për të cilët ka dyshime se kanë konsumuar vepren penale të korrupsionit?.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dielën masë sigurie arrest me burg për ish ? drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhikën, për ish ? drejtuesin e njësisë së menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë ? Elbasan, Aksel Qurduka dhe për Albens Alite, drejtor i menaxhimit të këtij projekti.

Po të dielën, Dashamir Xhika u la në burg së bashku me paraardhësin e tij Andi Toma nga Gjykata e Elbasanit, për abuzim me detyrën në ndërtimin e rrugës Elbasan ? Gjinar.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit me punimet në autostradën Tiranë ? Elbasan, sipas një auditi të Ministrisë së Transporteve është 54 milionë dollarë.

Mbi bazën e këtij auditi, dikasteri që drejtohet nga Damian Gjiknuri iu drejtua Prokurorisë me një kallëzim penal.

Sipas denoncimit, personat që kanë abuzuar me ndërtimin e kësaj rruge kanë patur qëllime korruptive për përfitime të parregullta personale.

Aty listohen shkeljet e konstatuara, ku disa janë tjetërsime çmimesh të lidhur nga kontrat dhe mospërputhje të çmimit që është aplikuar nga kompania në zbatimin e projektit dhe asaj që është llogaritur në kontratë nga Autoriteti Rrugor.