Ora News - Dy ish-drejtuesit e ARRSH në burg deri në mbyllje të hetimeve, Haxhinasto ndoqi seancën

2018-05-11 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Drejtori i Rrugëve Dashamir Xhika mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve.Ky është vendimi i marrë nga gjyqtarja Idush Maliqi. Seanca për verifikimin e masave të sigutisë për zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma të akuzuar për korrupsion është zhvilluar më debate te ashpra. Avokatët kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares së çështjes, e cilas sipas tyre ka paragjykuar procesin duke pranuar kërkesat e prokurorisë për arrestimin e tyre dhe per kontrollin e banesave. Por këto kërkesa u rrëzuan disa orë më vonë nga një tjetër gjyqtar. Seanca u ndoq edhe nga ish-Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Është zhvilluar më debate të ashpra seanca e verifikimit të masave të sigurisë për ish-krerët e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika dhe Andi Toma të arrestuar tre ditë më parë të akuzuar për korrupsion.

Seanca drejtohej nga gjyqtarja Idush Maliqi, ndërsa organi i akuzës përfaqësohej nga prokurorja Armanda Xhaferri.

I pari në seancë e mori fjalën avokati i ish-Drejtorit të Rrugëve Andi Toma, Neshat Fana, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares.

Fana akuzoi gjyqtaren se kishte paragjykuar çështjen, duke pranuar kërkesat e prokurorisë për masën e sigurisë dhe kontrollin e banesave.

Neshat Fana: "Ju zoti gjyqtar keni lejuar të kontrollohet banesa e Andi Tomës pa treguar provat materiale apo sendet që kërkohen nga kontrolli, duke lejuar kështu që nga ekzekutuesit e vendit të abuzohet në atë masë sa të ushtrohet terror dhe dhunë mbi fëmijët e mitur dhe gjithë familjen e tij".

Me këtë kerkesë u bashkua edhe avokati i të pandehurit tjetër Rexhep Tarba, i cili pretendoi se kontrolli i ushtruar nga policia kishte terrorizuar familjarët e të pandehurit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/abuzimet-me-rruget-ish-kreu-i-arrsh-del-para-gjykates-se-elbasanit