http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i mbjelljeve të 100 mijë pemëve deri në 21 Mars, ka vijuar në unazën jugore të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se 50 selvitë që po mbillen përgjatë Unazës do të krijojnë një brez të parë me pemë, që i jep kësaj rruge jo vetëm gjelbërim, por edhe e zbukuron nga ana estetike.
?Jemi shumë pranë rekordit tonë të 100 mijë pemëve deri në 21 mars. Po vijojmë me ?qëndismën? e gjithë Unazës jugore të Tiranës, në pjesën më të madhe të saj duke mbjellë selvi, meqenëse është edhe një pemë që jo vetëm prodhon oksigjen, por edhe dekorative. Të dy skarpatet, jemi duke i mbuluar me pemë dhe presim një pranverë të shkëlqyer dhe hijeshi të jashtëzakonshme për qytetin tonë?.
Kreu i Bashkisë Tiranë shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë ato biznese që i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të kontribuar në këtë aksion në të mirë të qytetit.