Report TV - '3 lëndë në 6 orë', Report Tv sjell komentet e mësuesve, nxënësve dhe prindërve

2018-05-11 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

?Tri lëndë në gjashtë orë? është nisma më e re nga Ministria e Arsimit e cila do të fillojë që nga 1 shkurti duke ndryshuar tërësisht mënyrën e mësimdhënies dhe reduktuar peshën e rëndë të nxënësve në çanta.

Në shkolla nuk do të zhvillohen më 6 lëndë mësimore nga 45 minuta, por një lëndë do të zhvi llohet brenda 2 orëve, duke grupuar gjatë këtij afati kohor tema që lidhen me njëra tjetrën. Report TV sjell qëndrimet e mësuesve, nxënësve dhe prindërve për zhvillimin e ri arsimor. Pranvera Çekani, mësuese gjuhë letërsie në shkollën 9 vjeçare ?De Rada? argumenton pse kjo nismë do të jetë lehtësuese si për nxënësit por edhe për vetë mësuesit.

?Çanta është shumë e rëndë edhe kur kemi 5 edhe 6 orë mësim,? tha një nxënëse që quhej Pranvera.