17 janari shënon 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, në aktivitetin e organizuar nga qeveria në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama u shpreh se heroi ynë kombëtar ka qenë forcë emancipimi dhe evropianizimi. ?Skënderbeu cilësohej si një zotëri në një vend të vogël dhe të varfër, por që kërkoni të mbahej me këmbët e veta. Sot 150 arbëresh kanë ardhur për të kujtuar figurën më të lartë të historisë. Shumë prej tyre vijnë për herë të parë në Shqipëri, pasi po mundohemi që të ngjisim copëzat.
Ne po e mbajmë gjallë figurën e Skënderbeut, jo me imazhe por doket tona. Të gjithë së bashku ne do i presim të gjithë arbëreshët. Skënderbeu ka qenë forcë emancipimi dhe evropianizimi. Për herë të parë përkujtimi i figurës së Skënderbeut, është si një ekspozitë për të zbuluar fakte dhe në njohje të panjohshme të figurës së tij. Në këtë hapësirë në këto ditë ndoshta nuk mund të ekspozohet gjithçka, unë them një shprehje latine ?ejani dhe shihni?? tha Rama.