Kryemadhi: Protesta e 27 janarit do të jetë paqësore, shumica e shqiptarëve janë kundër Ramës

2018-05-10 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

A do ketë dhunë në protestën e opozitës në 27 janar? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mohon të ketë një skenar dhune nga opozita, por paralajmëron që të mos provojë protestuesit.

Në protestën e 18 dhjetorit, mbështetësit e PD dhe LSI tentuan të futen brenda në Kuvend, teksa mbahej seanca për zgjedhjen e kryeprokurores, Arta Marku. Në 27 janar, thotë Kryemadhi, shqiptarët do t'i tregojnë Ramës se shumica e tyre janë kundër tij. Ajo akuzon Ramën se dhunën në protesta e solli ai, duke i kujtuar 21 janarin e 2011-ës.

"Shqiptarët janë aq të lodhur dhe zhgënjyer sa i përket situatës politike dhe ne në 27 janar do jetë paqësore ku të gjithë shqiptarë që janë të varfër që ndihen të pashpresë, po duan të ikin nga sytë këmbët, i ftojmë që në 27 janar të protestojmë që t'i tregojmë Ramës që shumica e qytetarëve janë kundër tij.