Ekzekutohet lideri i serbeve të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Oliver Ivanoviç lideri i serbëve të Mitrovicës në Kosovë, është vrarë. Ai është qëlluar me 4 plumba nga një automjet në lëvizje në rrugën ?Sutjeska? në veri të Mitrovicës.



Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e se martës rreth orës 8 e 15, teksa ai po hynte në ambientet e partisë që drejtonte, në pjesën Veriore të qytetit.



Drejtori i Spitalit Millan Ivanoviç, i cili konfirmoi vdekjen e Ivanoviç, tha për mediat se plumbat kishin goditur pjesën e sipërme të trupit.



Ivanoviç është dërguar menjëherë në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës, por sipas prokurorit Shyqyri Syla, nuk i ka mbijetuar plagëve pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.



Rrethanat dhe autorët e vrasjes nuk dihen ende. Por policia konfirmon se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja plumbash.



Pak minuta pas atentatit, policia e Kosovës raportoi se jo shumë larg vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur tip ?Opel Astra?, me të cilin dyshohet se është kryer atentati ndaj Oliver Ivanoviç.



Ndërkohë Policia e Kosovës ka bllokuar zonën ku ndodhi vrasja dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Nëndrejtori i Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka thënë për mediat se policia është duke kontrolluar të gjitha zonat në veri për gjetjen e atentatorëve.



Oliver Ivanoviç pas akuzave për krime lufte mbi shqiptarët në Mitrovicë, udhëheqësi i partisë ?Liria Demokracia, Drejtësia? kaloi tri vjet ne qeli dhe me pas ishte ne arrest shtëpiak.