Ky është Altin Murati, i arrestuar dhe person nën hetim për zhdukjen e Artan Leshit. 37-vjeçari Murati akuzohet për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe ndaj tij gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg.
Për të zhdukurin Artan Lleshi, i cili dyshohet se mund të jetë vrarë nuk dihet asgjë prej 5 Nëntorit të vitit të kaluar. Për herë të fundit ai është parë tek rreth-rrotullimi i Kamzës nën shoqërinë e Altin Muratit.
Sipas dëshmitarëve, Murati e ka thirrur për kafe Artan Lleshin dhe prej atij momenti nuk dihet asnjë për të. Pikërisht për këtë fakt, Prokuroria dyshon se Murati ka dijeni për zhdukjen, duke e nxjerrë në pritë mikun e tij.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e Lleshit, të cilët kanë dyshime se pas kësaj historie fshihet konflikti që ata kanë fisin Hoxha nga Mamurrasi. Ky konflikt ka nisur në Angli në vitin 2012, kohë kur është vrarë një pjesëtar i kësaj familje në këtë shtet.
Për këtë ngjarje u dënua djali i xhaxhait i të zhdukurit, Arben Lleshi.
Tv Klan