Mbrojtja e shpendëve të rrallë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjitha subjektet qe kapin, balsamosin dhe ekspozojnë ne ambientet e tyre shpendë te rralla, do te ndeshkohen. Ministria e Mjedisit ne bashkëpunim me atë te bujqësisë, do te nisin aksionin ne te gjithë vendin.



?Nuk ka njeri që punon për mjedisin që nuk është ndier shumë keq kur shikojmë simbolin kombëtar të kapur në mënyrë ilegale, të balsamosur në mënyrë ilegale, dhe po ashtu të ekspozuar në disa lokale apo qendra ku zhvillohet biznes, të simbolit kombëtar dhe të shumë kafshëve të rralla, është një thirrje e brendshme për të gjithë ne që nuk jemi aty ku duhet. Prandaj ne kemi marrë një aksion të madh publik për të kontrolluar dhe vendosur ligjshmërinë e cila është e qartë shpendët e rralla, kafshët e rralla, nuk lejohet të gjuhen nuk lejohet të balsamosen, nuk lejohet të mbahen në kundravajtje penale.?



Ministri Blendi Klosi vlerësoi mbajtjen e përvitshme të censusit kombëtar te shpendëve, rezultatet e te cilit do te publikohen ne shkurt.



?Përsa i përket censusit të shpendëve më vjen shumë mirë që kjo po ndodh është tashmë një aktivitet i përvitshëm, një aktivitet i cili nga vjet ka dyfishuar numrin e ekspertëve që janë përfshirë në këtë operacion, ka 10-fishuar numrin e specialistëve të agjencisë së zonave të mbrojtura, pra nga 5 sot janë 50 specialistë të zonave të mbrojtura që sot marrin pjesë në monitorimin e shpendëve në vendin tonë.?



Censusi i shpendëve shtegtarë dimërorë të ujit këtë vit shtrihet në 20 ligatina në mbarë vendin nga 16 që ishin në vitin 2016.