Report TV - Vettingu, organet e drejtësisë mund të ngrihen dhe pa 94 vota

2018-05-10 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Politika shqiptare nuk ka më asnjë mundësi për të bllokuar apo zvarritur zbatimin e Reformës në Drejtësi. Mundësia e fundit ishte me kandidatët për anëtarë të organeve të Vetingut, por ata u miratuan falë marrëveshjes së 18 Majit, nën presionin e fortë të SHBA. Tashmë të gjitha organet e reja të drejtësisë mund të plotësohen automatikisht me anëtarë, edhe nëse mazhoranca dhe opozita shqiptare nuk arrijnë një konsensus, siç edhe ka gjasa të ndodhë.
Me dërgimin e listës së kandidatëve për anëtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor në Kuvend, praktikisht, partitë që dominojnë Parlamentin, kanë dalë jashtë loje, pasi nuk kanë asnjë fuqi të bllokojnë më procesin. Në mungesë të një konsensusi mes PS, PD dhe LSI për të siguruar 2/3 e votave, pas votimit të tretë të dështuar, kandidatët për 10 vende në KLP dhe KLGJ konsiderohen të miratuar automatikisht, sipas renditjes.