Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me mësues, nxënës e prindër të cilët përmes portalit të bashkëqeverisjes i propozuan qeverisjes një skemë të re të shpërndarjes së orëve mësimore, skemë të cilët qeveria e ka miratuar.
Rama flet për shkollat, ?siç e thashë në fillim, ne kemi filluar të provojmë hap pas hapi se ankesat e njerëzve në platformë adresohen sipas afateve që kemi premtuar dhe se çdo ankesë që vjen nga platforma nuk kalon nëpër filtrat e burokracisë që shpeshherë janë problemi ynë i përbashkët por shkon drejt e te ministri apo ministrja dhe titullari është drejtpërdrejt përgjegjës për të dhënë përgjigje.