Report TV - Berat, mbeturinat 'pushtojnė' qytetin, makinat e pastrimit nuk janë parë prej ditësh

2018-05-10 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Phehra mbulojnë qytetin e Beratit. Imazhi shumë i shëmtuar që ofron në ditët e para të 2018-tës qyteti muze ka bërë që ata të cilët vizitojnë këtë Janar Beratin e UNESCO-s të ikin me një përshtypje jo të mirë.

Nga një vëzhgim i bërë gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme në të gjitha lagjet e qytetit ka rezultuar se, qeset me mbetjet e konsumuara nga qytetarët për festat e fundivitit, vazhdojnë të qëndrojnë nëpër koshat e rrugëve.

Madje në shumë raste ato janë edhe të shpërndara ngado. Edhe pse duhet të ishin mbledhur e pastruar nga firma kontraktuese e grumbullit të plehrave, koshat vazhdojnë të jenë të tejmbushur. Report tv u interesua në lidhje me këtë situatë aspak të këndshme, por deri tani askush nga firma private e pastrimit nuk ka dhënë shpjegim se përse koshat nuk janë boshatisur ende.