Atentati ne Elbasan, autoret qelluan ne drejtim te objektivit Ardian Capja

2018-05-10 6 Dailymotion

Download Convert to MP3

Atentati i të shtunës në Elbasan ndaj familjes Çapja ka qenë i mirëplanifikuar. Objektiv i krimit ka qenë Ardian Çapja dhe lëvizjet e tij ndiqeshin nga autorët prej ditësh. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se autorët të cilët dyshohet se dy persona kishin informacion se Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij. Pas këtij momenti mjeti i autorëve është futur në rrugicë dhe ka qëlluar në drejtim të objektivit të tyre me breshëri kallashnikovi.



Të njëjtat burime saktësuan se Ardian Çapja ka arritur t?u shmaget plumbave, ndërsa autorët kanë qenë vetëm pak metra larg tij. Më pas atentatorët janë larguar me shpejtësi duke djegur mjetin në lagjen ?5 Maji?. Nga kqyrja e mjetit Mercedes-Benz nuk janë gjetur shumë prova përveç targave origjinale. Makina u gjet me targa të falsifikuara, e cila i përkiste një miku të familjes Çapja. Por pas verifikimeve u faktua se ai makinën e kishte në garazh. Disa persona janë marrë në pyetje por asnjë e dhënë nuk është përfituar për të zbardhur krimin. Pista kryesore e hetimit që po ndiqet nga Prokuroria është ajo e konflikteve që fisi Çapja ka në qytetin e Elbasanit.

Gjatë dy viteve të fundit tre atentate janë bërë ndaj kësaj familje ne Elbasan. Në 3 Shkurt 2016 u vranë tre pjesëtare dhe u plagosën 9 të tjerë. Gjashtë muaj më pas në qendër të qytetit në 6 Qershor u plagos Bledar Muça, i cili po udhëtonte me makinë me Florenc Çapjan. Ndërsa dy ditë më pas anetarët e familjes Çapja u përplasen me armë me policinë, pasi po vëzhgoheshin nga kjo e fundit. Ngjarja e së shtunës është atentati i tre ku tentohet eleminimi i pjesëtarëve të kësaj familje. Po hetohet edhe djegia e një makine të dytë brenda 24 orëve në këtë qytet nëse ka lidhje me ngjarjen.