Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një konflikt në familje është parandaluar nga policia e Vlorës, ndërsa në pranga është vënë shtetasi Krenar Likskëndaj, 36 vjeç i cili kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, 28 vjeçares L.L.
Policia thotë gjithashtu se 36-vjeçari po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë.
"Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vlorë ditën e sotme pasi kanë marrë sinjalizim nga Salla Operative se në lagjen ''10 Korriku'', në një banesë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin disa familjarë, menjëherë kanë organizuar punën e kanë shkuar pranë vendit në fjalë. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm forcat e Policisë kanë parandaluar një konflikt familjar i cili mund të përshkallëzohej deri në pasoja të rënda për jetën", sqaron policia.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale ''Dhunë në familje'', ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta'' dhe ''Kanosja'', të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-arrestohet-36-vjecari-qe-dhunoi-gruan-dhe-kanosi-me-thike-vjehrrin-e-kunatin