http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Unaza e madhe e Tiranës ka nisur të marrë formën e saj. Një tjetër segment ai nga rrethrrotullimi në TEG e deri në Farkë me një gjatësi prej 4.14 km ka përfunduar duke u bërë i kalueshëm për qytetarët.
Ministri i Infrastrukturës tha se projektit të unazës së madhe i bënë disa ndryshime me qëllim përmirësimin e tij, konkretisht ne lotin Farkë-Shkozë.
Por kjo pjesë e unazës së madhe të Tiranës është një rrugë lidhëse edhe me autostradën Tiranë-Elbasan, e cila vijon të jetë e papërfunduar prej vitesh.
Për ministrin vepra të tilla publikë ka nevojë të jenë të mirëstudiuara.
Unaza e madhe e kryeqytetit është një nga projektet më të rëndësishme, por nuk ka ende një afat se kur ajo do të përfundojë plotësisht, jo vetëm për shkak se duhen gjetur financime, por duhet riparë projekti nga shkolla industriale e deri tek sheshi shqiponja.