Ora News – Situata nga reshjet, niveli i ujit në kaskadën e Drinit arrin pikën kritike

2018-05-09 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet intensive të nisura gjatë mbrëmjes së të mërkurës kanë shtuar nivelin e ujit në Kaskadën e Drinit duke arritur në pikën kritike. Por përtej rrezikut të përmbytjeve reshjet intensive kanë përmirësuar prodhimin e energjisë elektrike në vend. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës bën me dije se për të menaxhuar situatën KESH ka rritur ndjeshëm prodhimin e energjisë elektrike. Ndërkohë Ministria e Bujqësisë bën me dije se aktualisht situata e përmbytjeve është nën kontroll por situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim pasi priten reshje më intensive.

Reshjet intensive kanë rritur nivelin e ujit në hidrocentrale duke iu afruar shumë nivelit maksimal të lejuar, cka do të thotë se në orët në vijim nëse do jenë të njëjtat ritme prurjesh do vendoset hapja e porteve.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Energjitikës thonë se hidrocentrali i Komanit dhe i Vaut të Dejës aktualisht ndodhen shumë pranë nivelit të lejuar në bazë të rregullores për menaxhimin e hidrocentraleve, çka përbën një alarm për përmbytje për zonat përreth që njihet si zona e nënShkodrës.

Për të mbajtur nën kontroll situatën, KESH ka rritur prodhimin e energjisë, për të shmangur shkarkimet. Aktualisht niveli në hidrocentralin e Komanit është 172.80 m ndërsa, në bazë të rregullores Komani duhet mbajtur nën 173 m. Edhe hidrocentrali i Vaut të Dejës është në kuotat e 73.81 m, ndërkohë që niveli i ujit në këtë HEC duhet të jetë nën 74 m. Sipas të dhënave aktualisht uji në liqenin e Fierzës është 268.45 m nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar. Ndërkohë në lidhje me situatën në infrastrukturën e kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja mësohet se të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri përveç dy hidrovorëve në Shkodër të cilët kanë probleme me furnizimin e energjisë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/situata-nga-reshjet-niveli-i-ujit-ne-kaskaden-e-drinit-arrin-piken-kritike