Ora News - Tiranë, 300 gram tritol makinës së administratorit të firmës së inerteve

2018-05-09 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një automjet është hedhur në erë në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Fatmirësisht nga shpërthimi i makinës tip Passat me targa AA94 6 EF nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë në zonë kanë mbërritur forcat e rendit dhe kanë marrë në pyetje pronarin e mjetit, Ndokë Rajta, administrator i një firme interesh.

Rajta ka deklaruar se nuk ka konflikte.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se në pjesën e përparme të automjetit mësohet se janë vënë 300 gram tritol në orët e para të mëngjesit dhe se shpërthimi është bërë i telekomanduar.

Teksa hetimet po zhvillohen në disa pista, së pari po hetohen konfliktet e mundshme të biznesmenit, makina e të cilit ishte parkuar pranë pikës së grumbullimit të skrapit. Po ashtu, po verifikohen edhe përplasjet që mund të kenë punëtorët e kompanisë, pasi automjeti përdorej prej tyre.

Në vendngjarje ndodhen ekspertë dhe drejtori i Policisë Tiranë, Ardi Veliu

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shperthen-nje-makine-ne-tirane