Vasili – Koka përplasen për “mbetjet” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy figura kryesore në LSI, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ndajnë qëndrime të ndryshme madje shkojnë deri ne përplasje mbi koncesionin për inceneratoret e mbetjeve urbane.



Vasili në një status në Facebook, shkruan se ishte gabim i madh ndërtimi i incerenatorëve.




?Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegien (është tërësisht e gabuar, sigurisht që kjo është bërë me qëllim. Kryeministri s?ka lënë vend duke folur dhe inauguruar këtë medemek kryevepër, që e ka gjetur vetëm ai. Kryeministri e ka kapur me qëllim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit. Kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rëndë vendin për sot dhe për dhjetëra vjet në të ardhmen.?



Por ish-ministri Koka i është përgjigjur, po përmes Facebook, duke e konsideruar një vendim të drejtë që i jep fund përpunimit të mbetjeve në disa bashki.



?Mbas shumë vitesh shpërdorim në formë grantesh dhe kredish që përfundonin në prodhim masiv letrash, pa asnjë produkt konkret, në vitin 2013, Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe në bashkëpunim me disa prej bashkive kryesore në vend morri një vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, për t?i dhënë fund njëherë e mirë problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve.?



Duket se mes radhëve të LSI-së ka nisur në përplasje qëndrimesh mbi aktivitetin e ish-ministrave në qeverinë ?Rama 1?.