Alarmi i mjekëve: Diabeti po kthehet në epidemi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të jetosh 32 vite me diabetin. Me një sëmundje qe nëse e neglizhon të nxjerr jashtë funksionit organet, te pret këmbët, te verbon apo me keq te merr jetën. Kjo është jeta e 44 vjeçare Alketa Berdalli, e cila përveç se duhet te kujdeset për sëmundjen, i duhet te punoje shume, për shkak se ilaçet dhe nevojat, në fund te muajit, i kushtojnë. Por sikur te mos mjaftonte sëmundja, Alketa duhet te përballet edhe me diskriminimin ne pune. Ajo tregon se nje institucion shtetëror e ka përzënë atë nga puna për shkak te sëmundjes. Kryetari i shoqatës se fëmijëve dhe te rinjve diabetike, Asim Toro, thotë se personat qe vuajnë nga diabeti po përballen me një serë paragjykimesh. Po sëmundja sipas specialistëve po kthehet ne një epidemi tek shqiptaret. Mjeku endrokinolog Mjeku Florian Tori thotë se nr i te diagnostikuarve me diabet ne vit arrin deri ne 5 mije. Sipas mjekut te prekurit duhet te reagojnë kujdes te veçante për te mirëmenaxhuar këtë sëmundje sepse ne rast te kundërt te shkakton komplikacioni. Gjithashtu ai u bën thirrje qytetareve te merren me aktivitete sociale për t?u imunizuar nga diabeti. Ne shqiperi mendohet te jene rreth 100 mije persona qe vuajnë nga diabeti. Vete te prekurit kërkojnë qe përveç insulinës qe rimbursohet nga shteti, ne këtë kategori te përfshihen edhe fishat, qe bëjnë matjet e sheqerit te gjak.